Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Merr Certifikimin ISO 14001

27 prill 2018

Baar, Zvicër. Në prill të vitit 2018, sistemi i menaxhimit mjedisor i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që mbulon të gjitha veprimtaritë ndërtimore në Itali, Shqipëri dhe Greqi, si dhe veprimtaritë e korporatës së TAP-it, është certifikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit me standardin (ISO) 14001:2015. Përftimi i këtij certifikimi siguron që TAP-i punon duke zbatuar praktikën më të mirë të industrisë lidhur me proceset dhe dokumentacionin mjedisor. Certifikata iu dorëzua TAP-it nga Bureau Veritas.

Drejtori Menaxhues i TAP-it Luca Schieppati tha: “E gjithë organizata e TAP-it ka punuar me përkushtim për arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm dhe ne jemi krenar tek shohim që përpjekjet tona ishin të suksesshme. ISO 14001 siguron menaxhimin e efektshëm të aspekteve mjedisore dhe e ndihmon TAP-in të përmirësojë vazhdimisht performancën e vet mjedisore, përmes përdorimit të efektshëm të burimeve dhe reduktimit të mbetjeve.”

TAP-i është i angazhuar të dorëzojë një projekt të rangut botëror përgjatë të gjithë gjurmës së vet në Greqi, Shqipëri dhe Itali. TAP-i vazhdon punën për të përfunduar këtë projekt strategjik me siguri dhe duke shmangur ose minimizuar ndikimet në mjedis dhe në komunitetet pritëse. Në fillim të vitit 2017, TAP-i gjithashtu mori certifikimin për Sistemin e Menaxhimit të SHSM-së në kuadrin e OHSAS 18001 (Shëndeti dhe Siguria).

Sistemi i menaxhimit mjedisor e ndihmon organizatën të identifikojë, menaxhojë, monitorojë dhe kontrollojë çështjet e veta mjedisore në mënyrë gjithëpërfshirëse. Një sistem menaxhimi mjedisor me certifikatë ISO kërkon që organizata të marrë në konsideratë çështjet mjedisore që lidhen me veprimtarinë e vet, si ndotja e ajrit, çështjet e ujit dhe kanalizimeve, administrimin e mbetjeve, kontaminimin e tokës, lehtësimin e dhe përshtatjen me ndryshimet klimatike dhe përdorimin e burimeve dhe efektshmërinë.

 

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: Twitter | Facebook | Instagram | YouTube