Skip to main content

Angazhimi për PVSDNj-të

TAP është shumë serioz në lidhje me sigurinë dhe sigurimin e të gjitha palëve të tij të interesit.  Këto përfshijnë komunitetet, individët, personelin, bizneset dhe qeveritë.  Kështu, TAP është bërë palë e një marrëveshjeje katër vjeçare në vitin 2016 për të mbështetur trajnimin dhe zbatimin e Parimeve Vullnetare për Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut (PVSDNj) në nivel korporate dhe përgjatë gjurmës së gazsjellësit që shtrihet ne tre vende (Greqi, Shqipëri dhe Itali), me International Alert - një Organizatë Jo Qeveritare nç fushën e zhvillimit të paqes.

Parimet Vullnetare për Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut (PVSDNj) u hartuan në vitin 2000 nga shoqëritë kryesore në industrinë nxjerrëse, organizata jo-qeveritare, përfshirë International Alert, dhe qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.  PVSDNj ose “PV”, siç edhe njihen, janë një nismë me shumë palë interesi për t’iu përgjigjur shqetësimeve ndërkombëtare se planifikimet e sigurimit të zbatuara për projekte dhe operacione të mëdha në disa vende po rrisnin rrezikun e abuzimit me të drejtat e personave dhe komunitetit.  Ndërkohë që pranohet se janë qeveritë ato që kanë përgjegjësinë parësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, TAP-i dëshiron të avokojë për dhe të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut, përmes instrumenteve si Parimet Vullnetare për Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut.  Këto ofrojnë udhëzime lidhur me tre veprimtari: kryerjen e një vlerësimi rreziku, punën me sigurimin publik dhe punën me sigurimin privat.

Kështu, International Alert, ka përfunduar fayën e parë të trajnimeve për PV-të në janar të vitit 2017.  Rreth 180 oficerë sigurimi të TAP-it, kontraktorëve dhe sigurimit publik kanë marrë pjesë deri tani në këto trajnime.  Përgjatë një periudhe thuajse një vjeçare, janë organizuar nëntë seanca trajnimi.

Gjatë fazës së parë kishte tre etapa trajnimi:

  • Etapa e parë ishte krijimi i një ndërgjegjësimi të mëtejshëm në lidhje me PVSDNj mes drejtuesve dhe menaxherëve të TAP-it, 
  • Etapa e dytë ishte arritja e të njëjtit rezultat edhe në nivel vendi, dhe 
  • Etapa e fundit kishte të bënte me tryeza pune për strategjitë e lehtësimit të situatave dhe me një qasje të trajnimit të trajnuesve për personelin dhe kontraktorët që kanë ndërveprimin më të drejtpërdrejtë me komunitetet.

Modulet e trajnimit  përfshinin: hyrje për PV-të (të përshtatura sipas interesit dhe nevojave të secilit grup pjesëmarrës), trajnimi për lehtësimin e situatave, administrimin e protestave shoqërore, dhe trajnimin e trajnuesve për PV-të.   Pozicionet që morën pjesë në seancat e trajnimit përfshinin ekipin e zgjeruar drejtues, menaxherët e sigurimit, kontraktorët dhe nën-kontraktorët e sigurimit privat, kontraktorët EPC (Inxhinieri, Prokurim Ndërtim), Nëpunësit Ndërlidhës në Komunitet, personelin e angazhimit me palët e interesit, atë të blerjes së tokës, nëpunësit e ankesave, ekspertë mjedisorë dhe shoqërorë, dhe oficerë të forcave publike të sigurisë.

Ndërkohë që TAP-i e kupton që po punon në vende evropiane me legjislacion dhe shtet ligjor më të konsoliduar se në vende të tjera, ku PV-të konsiderohen si instrumente me vlerë, rreziqet e lidhura me PV-të janë akoma të pranishme.  Përmes veprimtarive të ndërgjegjësimit dhe një hulumtimi më të detajuar të dinamikave ekonomike, shoqërore dhe politike, International Alert, pati mundësinë të punonte me punonjësit e TAP-it dhe pëfaqësues të sigurimit publik e privat për të identifikuar fushat ku PV-të mund të shtojnë vlerë në promovimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe për marrjen në konsideratë të ndikimeve mbi komunitetet e cenueshme.

Ne mirëpresim vazhdimin e programit tonë për promovimin e një mjedisi paqësor në zonat ku TAP-i punon.