Skip to main content

Angazhimi ynë për komunitetet vendore

TAP-i është i angazhuar të përfshihet haptazi, në mënyrë proaktive dhe duke respektuar të gjithë komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit të tij.

Përgjegjësia Sociale e Korporatës

Politika e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CSR) e projektit përfshin angazhimet për transparencë, përgjegjshmëri, dialog me palët e interesit dhe integrimin e pikëpamjeve të tyre në zhvillimin e projektit.

Këto parime CSR janë të rrënjosura thellë në veprimtaritë e TAP-it dhe në ato të kontraktorëve dhe furnitorëve të tij, që do të monitorohen nga afër për të siguruar përputhshmërinë e tyre.

Projekti ka krijuar gjithashtu një procedurë strukturore për shqyrtimin e ankesave që u lejon popullatave vendore të shprehin shqetësimet ose kundërshtimet e tyre për gazsjellësin në mënyrë që TAP-i t’i shqyrtojë dhe zgjidhë ato.

Procesi i Blerjes dhe Servitudit të Tokës (LEA) i TAP-it i siguron të gjithë personat e ndikuar që të kompensohen në mënyrë të drejtë dhe transparente gjatë blerjes së të drejtave të aksesit në tokë përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Të drejtat e njeriut

Përveç përputhshmërisë me standardet e nivelit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), TAP-i është gjithashtu një nga projektet e para gazsjellëse, që angazhohet me Parimet Udhëzuese të Kombeve të Bashkuara për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.

Në pasqyrim të këtij angazhimi, Vlerësimet e gjera të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), të kryera në të tre vendet pritëse (Greqi, Shqipëri dhe Itali) përfshijnë çështje që lidhen me të drejtat e njeriut.

TAP-i i ka përcaktuar rreziqet kryesore për të drejtat e njeriut, dhe do të sigurohet që ato të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse gjatë zbatimit të projektit.

TAP i përmbahet Parimeve Vullnetare për Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut (VPSHR), një grup parimesh të krijuara për të udhëhequr kompanitë në ruajtjen e mbrojtjes dhe sigurisë së veprimeve të tyre brenda një kuadri operativ që inkurajon respektimin e të drejtave të njeriut. TAP bashkëpunon me International Alert për zbatimin e VPSHR. Lexoni më shumë për angazhimin e TAP-it në VPSHR.

Përfshirja

Përfshirja me palët e interesit nënkupton një dialog të vazhdueshëm me të gjithë personat të cilët ndikohen ose mund të ndikohen nga TAP-i.

Në Greqi, Shqipëri dhe Itali janë zhvilluar veprimtari këshillimore gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme nga ana kulturore, për t’iu dhënë palëve të interesit mundësinë për të shprehur pikëpamjet e tyre. Këto pikëpamje janë marrë në konsideratë gjatë procesit të vendim-marrjes që në fazat më të hershme të projektit.

Shpalosja paraprake nga ana e TAP-it e informacionit me rëndësi dhe të përshtatshëm u mundëson palëve të interesit t’i kuptojnë rreziqet, ndikimet dhe mundësitë e projektit.

TAP-i është gjithashtu i angazhuar të financojë projekte mjedisore dhe investimesh sociale përgjatë periudhës së ndërtimit dhe punës. Dialogu me komunitetet vendore do të sigurojë që këto projekte të adresojnë përparësitë e tyre të zhvillimit në mënyra të qëndrueshme dhe të mbështesin objektivat e biznesit.