Skip to main content

Parimet e kompensimit për pronarët dhe përdoruesit e tokës

TAP-i është i angazhuar t’i sigurojë të gjithë pronarët dhe përdoruesit e tokës, që jetojnë përgjatë korridorit të gazsjellësit dhe që janë të ndikuar nga projekti se do trajtohen me respekt dhe do kompensohen në mënyrë të drejtë. 

Në përputhje me këtë qasje, një metodologji e pranueshme dhe transparente u hartua për përllogaritjen e kompensimit, bazuar në vlera reale tregu dhe në kostot përkatëse. TAP-i përfshiu edhe agjenci vendore të pasurive të paluajtshme për të verifikuar vlerat e tokës dhe të zëvendësimit të të mbjellave.

TAP-i bëri publike vlerat e vendosura të kompensimit në muajt në vazhdim. Procesi dhe parimet kryesore të përdorura gjatë përllogaritjes së kompensimit, përshkruhen më poshtë.

Procesi

Gjatë anketimit në terren lidhur me Censusin dhe Inventarin e Aseteve, kontraktorët tanë për të krijuar një regjistër të shkruar të të gjithë aseteve takuan pronarët dhe përdoruesit e ndikuar të tokave personalisht. Pas përfundimit të këtyre procedurave, kompensimi u përllogarit dhe u paraqit ndaj palëve përkatëse.

TAP pagoi kompensimin e tokeës përpara nisjes së punimeve të ndërtimit.

Përllogaritja e kompensimit të servitudit të tokës: parime kryesore

Në seksionin në vijim, po përshkruajmë me detaje llojet e ndryshme të tokës për të cilat do të jepet kompensim dhe parimet bazë të kompensimit.

Nëse pyetjet tuaja nuk gjejnë përgjigje në këtë seksion; dhe nëse keni nevojë të sqaroni detaje të veçanta, ju lutemi të kontaktoni drejtpërsëdrejti me TAP-in duke përdorur pikat e kontaktit në këtë faqe interneti. 

Akses i përhershëm në tokë

Rastet kur TAP-i do të blejë tokën tuaj.

Si përllogaritet kompensimi

TAP-i ka kryer blerjen e tokës vetëm nëse ngastra ndodhej në një territor ku ishtë planifikuar të ndërtohen stacionet kompresorë, stacionet e valvulave të bllokimit ose instalime të tjera në sipërfaqe. Pjesa tjetër e tokës e kërkuar nga TAP-i, ose do të merret në përdorim ose do të merret me servitud. 

Kompensimi do të përllogaritet si vijon:

  • Kompensim për tokën me vlerën e zëvendësimit.
  • Kompensim për të gjitha strukturat ose zhvillimet në tokë të cilat ju i keni në pronësi me vlerën e zëvendësimit.
  • Kompensim për të gjithë të mbjellat aktuale një ose shumëvjeçare me vlerën e zëvendësimit. 

Akses i përkohshëm në tokë, rikthim i plotë në gjendje fillestare, pa kufizime

Raste kur TAP-i ka marrë me qira tokën për kohëzgjatjen e ndërtimit. Toka do t’iu kthehet pronarëve në gjendjen e saj të mëparshme. 

Si do të përllogaritet kompensimi

Ky lloj aksesi i përkohshëm për tokën nevojitet për mjedise të përkohshme, si sheshet e magazinimit të tubave dhe sheshet e ndërtimit. Toka është marrë me qira ose në përdorim nga TAP-i për rreth dy vjet, do t’iu rikthehet pronarëve në kushte tërësisht të rehabilituara. Ata do të kenë mundësi të kultivojnë në të më tej pa asnjë lloj kufizimi.

Ky lloj kompensimi do të përllogaritet si më poshtë:

  • Një pagesë qiraje për të kompensuar humbjen e prodhimit bujqësor gjatë kohës së ndërtimit. Kjo do të përllogaritet bazuar në të ardhurat e pritshme vjetore bujqësore, në zonën tuaj gjeografike për jetëgjatësinë e zakonshme të të mbjellave, të shumëzuar me dy vite.
  • Kompensim për të gjitha të mbjellat një ose shumëvjeçare me vlerë zëvendësimi. 

Akses i përkohshëm në tokë ndjekur nga servitudi dhe kufizimet

Rastet kur TAP-i do të marrë me qira tokën tuaj për kohëzgjatjen e ndërtimit. Ju do të keni kufizime mbi përdorimin e tokës pasi të jetë përfunduar ndërtimi. 

Si do të përllogaritet kompensimi

Për hapësira toke brenda korridorit të ndërtimit të gazsjellësit, TAP i është dashur të marrë tokën me qira për kohëzgjatjen e ndërtimit. Pas kësaj periudhe, është përmbyllur një marrëveshje afatgjatë servitudi me disa kufizime lidhur me përdorimin e ardhshëm të tokës.

Gjatë ndërtimit, toka do të jetë e zënë për rreth tre vjet, ose më pak. Pas ndërtimit, TAP-i do t’ju kthejë tokën në mënyrë që prodhimi bujqësor të mund të rikthehet në nivelin fillestar. Kjo do të ndodhë brenda tre viteve pas ndërtimit. 

Ka disa kufizime mbi përdorimin e këtij tipi toke në Greqi dhe në Shqipëri. Për arsye sigurie, brenda një korridori prej tetë metra gjerësi, nuk do të lejohen të ngrihen ndërtesa, të kryhet plugimi i thellë, ose mbjellja e pemëve me sistem rrënjësh të thella. Brenda një korridori prej 40 metrash gjerësi me në qendër gjurmën, në Greqi dhe Shqipëri, nuk do të lejohen ndërtime të reja.

Në Itali, largësia e sigurisë midis tubacionit dhe ndërtesave do të jetë 20 metra për ndërtesat e veçuara dhe 100 metra për blloqet me ndërtesa.

Veprimtaritë bujqësore mund të vazhdojnë brenda korridorit prej 40 metrash, për të gjitha rastet të cilat nuk përbëjnë rrezik për integritetin e tubacionit.

Parimet kyç të kompensimit për tokën me këto kufizime:

  • Një pagesë qiraje për të kompensuar humbjen e prodhimit bujqësor gjatë ndërtimit. Kjo do të përllogaritet bazuar në të ardhurat e pritshme bujqësore vjetore, në zonën tuaj gjeografike për jetëgjatësinë e zakonshme të të mbjellave, shumëzuar me 2 vite.
  • Kompensim për të mbjella aktuale një ose shumëvjeçare me vlerën e zëvendësimit.
  • Kompensim për kufizimet.

Pasi të jetë ndërtuar gazsjellësi, zonat e kufizuara të sigurisë prej rreth 20 metrash në secilën anë të tubacionit do të përcaktohen përgjatë gjithë gazsjellësit. 

Rastet e veçanta

‘Toka jetime’ – çfarë ndodh nëse TAP-i ka nevojë vetëm për një pjesë të parcelës tuaj? Do të kompensoheni vetëm për një pjesë, apo për të gjithë parcelën?

Gjatë ndërtimit, TAP-it mund t’i duhet të përshkojë një parcelë toke në mënyrë të tillë që disa seksione të saj mbeten jashtë në secilën anë që nuk janë të nevojshme për ndërtimin dhe që për to normalisht nuk do të jepej kompensim.

Kjo quhet “tokë jetime”. Aktiviteti bujqësor në këto seksione toke, në secilën anë të korridorit të ndërtimit, mund të vazhdojnë normalisht. Megjithatë, ne e kuptojmë se do të ketë edhe raste kur seksionet e ndara mund të jenë shumë të vogla, dhe si rrjedhojë kultivimi i tyre nuk do të ishte ekonomikisht frytdhënës.

Këto raste do të shqyrtohen veçmas nga TAP-i, bazuar në kërkesat e pronarëve ose përdoruesve të tokës. Për këtë shqyrtim do të merren parasysh kriteret e mëposhtme:

  • Sipërfaqja, përmasat dhe forma e pjesës jetime të parcelës.
  • Kufizimet e mundshme në akses.
  • Madhësia dhe natyra e pajisjeve mekanike që përdoren për kultivim në këtë parcelë, dhe kufizimet për përdorimin e këtyre pajisjeve.
  • Kufizimet e mundshme për vaditjen dhe kullimin e parcelës gjatë periudhës së ndërtimit.

Të njëjtat parime kompensimi që përdoren për pjesën kryesore të tokës së ndikuar, do të përdoren edhe për tokën ‘jetime’, pra:

  • Të njëjta me tokën e blerë përgjithmonë nëse pjesa e tokës ‘lihet jetime’ përgjithmonë.
  • Të njëjta me tokën e zënë përkohësisht nëse pjesa e tokës ‘lihet jetime’ përkohësisht. 

Pronarët dhe përdoruesit e tokës

Çfarë ndodh nëse nuk kam në pronësi tokën të cilën kultivoj? A do të marr kompensim?

Në ato raste kur pronari dhe përdoruesi i parcelës së ndikuar është i njëjti person, ai ka marrë të gjithë kompensimin në përputhje me parimet e kompensimit.

Në ato raste kur toka kultivohet nga një përdorues toke, që nuk është pronari i saj, kompensimi është ndarë midis pronarit dhe përdoruesit të tokës si vijon:

Akses i përhershëm në tokë për TAP-in:

  • Kompensim për tokën, pronarit.
  • Kompensim për të mbjellat, përdoruesit të tokës.

Akses i përkohshëm në tokë për TAP-in:

  • Pagesë qiraje, për pronarin.
  • Kompensim për të mbjellat, përdoruesit të tokës.
  • Kompensim për kufizimet, pronarit të tokës. 

Kompensimi për strukturat dhe zhvillimet e mundshme në tokë, si sisteme vaditjeje ose kullimi, do t’i paguhet pronarit të këtyre strukturave dhe zhvillimeve.

Në ato raste kur toka e bashkisë, ose toka të tjera publike, përdoren nga një fermer privat, për këtë tokë do të jepet kompensim si vijon:

Akses i përhershëm në tokë për TAP-in:

  • Kompensim për të mbjellat.
  • Kompensim për strukturat ose zhvillimet në tokë për të cilat përdoruesi i tokës mund të vërtetojë pronësi.

Akses i përkohshëm në tokë për TAP-in:

  • Kompensim për të mbjellat. 

Çfarë ndodh nëse nuk kam në pronësi tokën të cilën kultivoj? A do të marr kompensim?

Mekanizmi i Ankesave

Në rast mosmarrëveshjeje, TAP-i ka krijuar një mekanizëm të paanshëm ankesash. Ky është një proces i shpejtë dhe i dobishëm për mbledhjen dhe përpunimin e ankesave ose shqetësimeve të ngritura nga persona që jetojnë në afërsi të gazsjellësit të propozuar. TAP-i është i angazhuar t’iu përgjigjet të gjitha këtyre komunikimeve në afate të përshtatshme kohore dhe të ofrojë zgjidhjet përkatëse.