Skip to main content

Marrëveshjet mbi Tokën

Bazuar  në rezultatet e Censusit dhe Inventarit të Aseteve (CAI), TAP-i ka përllogaritur vlerat e kompensimit dhe ia ka paraqitur ato pronarëve dhe përdoruesve të ndikuar të tokës.

Marrëveshjet për akses në tokë, janë formalizuar me anë të një kontrate me TAP-in. Me shumë kujdes është propozuar zgjidhja më e drejtë, dhe më e mirë e mundshme për të gjithë pronarët dhe përdoruesit e ndikuar nga projekti.

Të gjitha marrëveshjet janë nënshkruar përpara fillimit të ndërtimit dhe të gjithë pagesat për aksesin në tokë janë kryer. Kompensimi për ndikimin në bimë dhe të mbjella, ose veprimtari të tjera jetese, janë paguar sipas vëzhgimit të ndikimit.

TAP-i ka arritur marrëveshje të negociuara me pronarët dhe përdoruesit e ndikuar të tokave në të gjitha rastet e mundshme. TAP-i ka përdorur servitudin e detyruar ose shpronësimin vetëm nëse përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje kanë dështuar, në përputhje me ligjet kombëtare për shpronësimin.