Skip to main content

Shpjegim i blerjes dhe servitudit të tokës

TAP-it i nevojitej sigurimi i aksesit në tokë përgjatë gjurmës së tij të propozuar në mënyrë që gazsjellësi dhe infrastruktura e lidhur me të, të mund të ndërtohej dhe punohej. 

Ky proces njihet si Blerja dhe Servitudi i Tokës (LEA), dhe po kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Projekti ndikoi në rreth 19.060 ngastra toke: 10.170 në Greqi; 8.700 në Shqipëri dhe 190 në Itali. Po kështu do të ndikohen rreth 45.000 përdorues dhe pronarë tokash.

Ju lutemi vini re se shifrat janë përllogaritje dhe mund të përditësohen sipas nevojës gjatë procesit. 

Ndërtimi i gazsjellësit TAP dhe faciliteteve të lidhura me të po kryhet në faza dhe ndikohet nga kushtet e motit, si dhe në disa raste edhe nga kufizime sezonale. Konkretisht ndërtimi intensiv përgjatë korridorit të së Drejtës së Kalimit (DeK), tipikisht është segmentuar për t’u kryer në periudha 3 deri në 6-mujore. Megjithatë, aksesi i përgjithshëm në tokë nevojitet për një periudhë më të gjatë kohe, për të mundësuar aksesin e vazhdueshëm të DeK për qëllime transporti dhe aktivitete të tjera periferike ndërtimi. Në total, kjo periudhë mund të zgjasë nga 12-24 muaj, ku përfshihet edhe periudha e ndërtimit intensiv. TAP është duke paguar kompensim për të gjithë periudhën e punimeve (periudhën e shqetësimit të jetesës), që do të thotë për të gjithë kohën e shqetësimit ose për 24 muaj (cilado prej tyre të jetë periudha më e gjatë), ndërsa toka është në përdorim.

Kontraktorët

Kontraktorët e TAP-it për aktivitetet e LEA-s janë:

  • ABKons po mbështet TAP-in me sigurimin e të drejtës së kalimit në Shqipëri.
  • Agilita AG ofron shërbime të teknologjisë së informacionit për shkrimin e programeve që mbështesin veprimet financiare të lidhura me kompensimin e personave të ndikuar nga projekti TAP në Greqi.

  • Ε. Arvaniti & Associates – E.N.Y. Firmë Ligjore dhe Kompani Shërbimesh Ligjore, ofron shërbime ligjore për zbatimin e procesit të LEA-s së TAP-it me qëllim sigurimin e aksesit të përhershëm dhe të përkohshëm në tokë, si dhe blerjen e të gjitha të drejtave të pronësisë për tokën e nevojshme për ndërtimin dhe operimin e TAP-it në Greqi.    

  • ESPRO Progetti ofron ekspertizën, njohurinë dhe forcën punëtore për të mbështetur ekipin e LEA-s të TAP në Itali duke përmbushur të gjithë veprimtarinë lidhur me sigurimin e tokës private. 

  • INFODIM – P. Karamoschos – K. Liodaki & Associates CO ofron shërbime për zhvillimin e infrastrukturës së Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) për mbështetjen e procesit LEA të TAP-it për ndërtimin dhe operimin e TAP-it në Greqi. Këta kontraktorë punojnë bashkërisht me një numër kompanish vendore dhe ndërkombëtare, me përvojë në blerje dhe servitud toke, dhe do t’i përfshijnë këto kompani si nënkontraktorë për punën në terren në emër të TAP-it në Greqi, Shqipëri dhe Itali. 

  • Kompania e Përbashkët (J/V) TOPMAPS (MTC Makedoniki Technical Company, P. Karamoschos & Associates CO.; Gaia S.A. Meleton; Geomatics S.A.) ofron shërbime teknike për përditësimin e kadastrës në Greqi për TAP-in.

  • Kompania e Përbashkët (J/V) MG Values (MTC Makedoniki Technical Company, P. Karamoschos & Associates CO.; Geomatics S.A.) ofron shërbime për hartimin e një Studimi për Vlerat e Zëvendësimit për tokën dhe të mbjellat.

  • MTC Makedoniki Technical Company, P. Karamoschos & Associates CO, ofron shërbime teknike për zbatimin e procesit LEA të TAP-it me qëllim sigurimin e aksesit të përhershëm dhe të përkohshëm në tokë, si dhe blerjen e të gjitha të drejtave të pronësisë për tokën e nevojshme për ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit në Greqi.   

  • QED Ltd. ofron shërbime të studimit të tregut për konfirmimin e aseteve të paluajtshme dhe të censusit të familjeve.

  • Piraeus Bank ofron shërbime bankare për ekzekutimin e veprimeve financiare të lidhura me pagesat e kompensimit për personat e ndikuar nga TAP-i në Greqi.

  • SPEED Development Consultants S.A.  ofron shërbime këshillimi.

Këta kontraktorë punojnë bashkërisht me një numër kompanish vendore dhe ndërkombëtare, me përvojë në blerje dhe servitud toke, dhe do t’i përfshijnë këto kompani si nënkontraktorë për punën në terren në emër të TAP-it në Greqi, Shqipëri dhe Itali. 

 

Parime të Rëndësishme

TAP është duke i kryer veprimtaritë e tij në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë edhe programin e Blerjes dhe Servitudit të Tokës të projektit si dhe procesin e kompensimit të lidhur me të.

Parimet për të cilat TAP-i është angazhuar, përfshijnë:

  • Përputhshmëri me legjislacionin kombëtar në fuqi dhe standardet e praktikës më të mirë ndërkombëtare si udhëzimet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERSH).
  • Shmangien e nevojës së zhvendosjes së njerëzve në të gjitha rastet e mundshme duke shmangur ndërtesa të përhershme banimi.
  • Kompensim për të gjitha ndikimet e lidhura me projektin ndaj tokës, të mbjellave aktuale dhe strukturave, bazuar në vlerat e tyre të zëvendësimit.
  • Pagesë e kompensimit për tokën përpara fillimit të ndërtimit.
  • Aplikim i qëndrueshëm i parimeve të kompensimit në të gjitha vendet pritëse përgjatë gjurmës së gazsjellësit.
  • Angazhim për të arritur marrëveshje me pronarët dhe përdoruesit e tokës së ndikuar në çdo rast që është e mundur.
  • Shpronësimi dhe servitudi i detyruar përdoren vetëm nëse të gjitha përpjekjet për të arritur një marrëveshje dështojnë.
  • Identifikim dhe asistencë e personave të cënueshëm sipas nevojës. 

Një pjesë toke do t’iu blihet pronarëve të saj për të vendosur në to instalimet e përhershme, si stacionet kompresorë dhe stacionet e valvulave të bllokimit. Shumica tjetër e tokës, do të merret me qira ose në përdorim nga TAP-i për kohëzgjatjen e ndërtimit dhe për mjediset e përkohshme, si sheshet e ndërtimit.

Pas ndërtimit, TAP-it i nevojitet servitud toke në korridorin e tubacionit duke përfshirë disa kufizime në zonat e sigurisë. Kështu që, shumica e pronarëve të tokës, toka e të cilëve do të merret në përdorim ose me servitud, do të ruajnë pronësinë e tyre mbi tokën.

Llojet kryesore të servitudit dhe blerjes së tokës:

 - Blerje toke (blerje) - TAP blen tokën dhe ka pronësi të plotë mbi të. 
 - Marrje në përdorim me afat të gjatë - TAP merr tokën me qira për të gjithë jetëgjatësinë e gazsjellësit (rreth 50 vjet).
 - Marrje në përdorim me afat të shkurtër - TAP merr tokën me qira për disa muaj ose vite, normalisht për kohëzgjatjen e ndërtimit të tubacionit të gazsjellësit. 
 - Servitud toke (e drejtë hyrje) – TAP nuk ka tokën në pronësi, por ka të drejtë të hyjë në të (për punime mirëmbajtjeje, për shembull) dhe ka të drejtë të vendosë disa kufizime lidhur me përdorimin e tokës, për të gjithë ciklin e jetës së gazsjellësit.

Akses i përkohshëm në tokë

Në Greqi dhe në Shqipëri, në shumicën e rasteve TAP-it do t’i duhet akses i përkohshëm në tokë brenda korridorit të tubacionit, i cili është rreth 38 metra i gjerë. Në Itali, korridori është rreth 18 metra i gjerë.

Në mënyrë që kompanitë e ndërtimit të punojnë me efikasitet dhe të kenë mundësinë të sjellin të gjithë pajisjet, TAP-i ka blerë të drejta aksesi për të gjithë korridorin e tubacionit në secilin vend.

Aksesi i përkohshëm në tokë është i nevojshëm gjithashtu edhe për disa mjedise të lëvizshme si sheshet e tubave dhe kampet e punëtorëve. Toka e kërkuar përkohësisht është marrë në përdorim nga TAP-i për rreth dy vite dhe do t’iu kthehet pronarëve në gjendje tërësisht të riaftësuar. 

Akses i përhershëm në tokë

Instalimet e projektit në sipërfaqe, si stacionet kompresorë, stacionet e valvulave të bllokimit, dhe disa rrugë dytësore në Shqipëri, kërkojnë akses të përhershëm në tokë. Si rezultat, TAP-i ka blerë tokën nga pronarët e saj të mëparshëm.

Pas ndërtimit, TAP-it do t’i nevojitet gjithashtu servitud afatgjatë për korridorin e tubacionit dhe për zonat e sigurisë. Servitudi është një e drejtë ligjore, për përdorimin e tokës së një personi tjetër për qëllime të shprehura, siç është aksesi. Edhe në këtë rast, një gjë e tillë është negociuar me pronarët aktualë të tokës. 

Hapa kyç në procesin LEA

Më poshtë jepet një përshkrim i fazave kryesore të procesit të LEA-s në të gjitha vendet pritëse të TAP-it. 

Identifikimi i personave të ndikuar nga TAP-i – përditësim i regjistrit të tokave
Gjatë kësaj faze, kontraktorët e TAP-it përditësuan informacionin ekzistues mbi pronësinë dhe përdorimin e parcelave të tokës të ndikuara nga projekti, në mënyrë që të krijohej një regjistër i detajuar dhe gjithë përfshirës. Ky regjistër zyrtar, i cili tregon detajet e pronësisë dhe kufijtë e pronës, njihet si kadastër. [Lidhje me Akses në Tokë>Kush ndikohet?].

Censusi dhe Inventari i Aseteve (CAI)
Gjatë kësaj faze, kontraktorët e TAP-it, vizitojnë të gjithë pronarët e përdoruesit e ndikuar të tokave, të cilët janë identifikuar për të kryer një inventar dhe inspektim të parcelave të tyre, përfshirë edhe strukturat dhe të mbjellat aktuale. Ky anketim në terren zakonisht përfshin intervista me pronarët dhe/ose përdoruesit e tokave përgjatë të gjithë korridorit të TAP-it. Një anketues bën pyetje për pronarin dhe parcelën e tij/saj, si dhe të mbjellat, pemët dhe asetet e tjera në secilën parcelë. Më pas bëhet një regjistrim i shkruar ose me fotografi i të gjithë aseteve që do të përdoret për përllogaritjen e ofertës së kompensimit. [Lidhje me Akses në Tokë>Kush ndikohet?].

Përllogaritja e kompensimit
Gjatë kësaj faze, përllogariten vlerat e kompensimit dhe ato u paraqiten personave të ndikuar. Marrëveshjet për akses në tokë formalizohen në një kontratë me TAP-in. [Lidhje me Aksesi në Tokë > Parimet e Kompensimit].

Nënshkrimi i marrëveshjeve për aksesin në tokë
Përpara se të nisë ndërtimi i tubacionit, TAP planifikon të nënshkruajë marrëveshje me të gjithë pronarët dhe përdoruesit e tokave të ndikuar nga projekti, dhe t’iu paguajë atyre kompensimin për të cilin është rënë dakord. [Lidhje me Aksesi në Tokë > Marrëveshjet për Tokën].

Takimet me komunitetet
Në çdo komunitet që të ndikuar nga TAP, nënkontraktorët e projektit do të organizojnë takime me popullatën vendore për t’iu dhënë atyre informacion mbi procesin e Blerjes dhe Servitudit të Tokës, Censusin dhe Inventarin e Aseteve dhe parimet e kompensimit. Pjesëmarrësit morën gjithashtu materiale informimi sikurse janë broshurat, të cilat shpjegojnë hapat e mëtejshme të projektit. Merrni informacion nëse një takim i tillë do të organizohet në komunitetin tuaj. [Lidhje me eventet].