Skip to main content

Lajmet e Fundit

Fillon Raundi i Dytë i Praktikave Profesionale në TAP

6 korrik 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përzgjodhi shtatë studentë në raundin e dytë të programit të praktikave profesionale në Shqipëri.

TAP fillon Procesin e Daljes nga Toka dhe Dorëzimin e Tokës te Pronarët

30 qershor 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP, ka nisur zyrtarisht, në muaji qershor, procesin e daljes nga toka dhe dorëzimin e tokës së marrë në përdorim për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit. Për të shënuar nisjen e këtij procesi mjaft të rëndësishëm, me 29 qershor u organizua në Fier një ceremoni me pjesëmarrjen e disa prej pronarëve të tokës.

TAP nën Drejtimin e një Ekipi të Ri Luca Schieppati emërohet Drejtor i Ri i Përgjithshëm dhe Walter Peeraer merr Postin e Presidentit të TAP AG

27 qershor 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi sot emërimin e Luca Schieppati në postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe emërimin e Walter Peeraer si President të shoqërisë. Të dy drejtuesit e rinj do të nisin punën më datë 27 qershor 2017. Luca Schieppati do të zëvendësojë Drejtori e Përgjithshëm aktual, Ian Bradshaw.

Përfundon Transporti Detar i Tubave të TAP në Shqipëri

20 qershor 2017

Me datë 16 qershor u shkarkua në Portin e Durrësit sasia e fundit e tubave që do të përdoren për ndërtimin e segmentit tokësor të Gazsjellësit Trans Adriatik në Shqipëri. Përafërsisht 13,000 tuba, brryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 ton janë dërguar në Durrës që nga prilli 2016. Dërgesa e fundit e tubave në Shqipëri shënon një tjetër moment të rëndësishëm drejt përfundimit të projektit të tubacionit.

Ballkonet Panoramike për të Shijuar në Siguri Pamjen e Kanionit të Osumit nga Sipër

6 qershor 2017

Në 1 qershor, u organizuar në Çorovodë ceremonia e përurimit të dy Strukturave Panoramike mbi Kanionin e Osumit, një investim i përbashkët i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

TAP Një Vit nga Fillimi i Ndërtimit

16 maj 2017

Shënohet përvjetori i parë i fillimit të ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), një nga projektet më të mëdha dhe strategjike të infrastrukturës energjetike (gaz natyror) në Evropë. Veprimtaritë në secilin nga tre vendet pritëse po zbatohen brenda afateve dhe brenda buxhetit. Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri (371 km nga 765 km). Gjithashtu, 22.6% e tubave të salduara janë futur tashmë në tokë dhe janë mbuluar.

Videot më të fundit

Fazat e Ndërtimit të TAP

Fazat e Ndërtimit të TAP

Ndërtimi i TAP - Parë nga sipër

Ndërtimi i TAP - Parë nga sipër

Mesazhet e Fundit në Twitter

Ngjarjet e Fundit nga TAP

TAP Trajnon dhe Punëson në Shqipëri Inspektorë për Saldime Tubacionesh Gazi

12 korrik 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) organizoi në qershor trajnimin për Inspektorë Saldimesh për tubacionet e gazit. Në këtë trajnim katër ditor, i cili organizohet për herë të parë...

TAP Përfundon Ndërtimin e Një Rrugë Të Re

27 qershor 2017

Gazsjellësi Trans Adriatik, në bashkëpunim me Bashkinë e Devollit, ka përfunduar ndërtimin e një segmenti rrugor prej tre kilometrash, pranë fshatit Vishocicë në Bilisht, që të l...

Abonohuni për të marrë përditësime nga TAP-i

Ju lutemi abonohuni për të marrë njoftimet e TAP-it në anglisht, njoftimet për shtyp dhe përditësime të rëndësishme për përparimin e projektit të gazsjellësit. Ju do të keni mundësi të çaktivizoni abonimin tuaj në çdo moment. 

Subscribe to receive updates

Please subscribe to receive TAP’s newsletters in English, media releases and important updates about the pipeline project’s progress. You will be able to cancel your subscription at any time.

Please complete all required fields

After clicking the Submit button, you will still need to confirm your subscription. Please, check your email.