Skip to main content

Kthehu pas

TAP Start: Grante për organizatat vendore

TAPStart mbështet idetë e komuniteteve vendore në provincën e Leçes. Programi i administruar nga TAP-i, iu ofron disa grante të vogla organizatave jofitimprurëse që zbatojnë projekte në fushën e sportit, kulturës, mjedisit dhe çështjeve sociale. Në vitin 2016, TAP-i ka investuar në total 200,000 Euro për shtatë projekte vendore, që tashmë janë në zbatim dhe po kryhen nga shoqatat vendore Melendugno.400,000 Euro kanë qenë në dispozicion në vitin 2017 për fazën e dytë të TAPStart, duke zgjeruar bazën gjeografike për aplikime në të gjithë provincën e Leçes.

Thirrja për dorëzimin e projekteve për fazën e dytë të TAPStart qëndroi e hapur dhe nga 1 qershori deri më 31 gusht 2017. Në vijim të fazës së dorëzimit, TAP-i dhe një panel ekspertësh të pavarur në sektorë të ndryshëm të programit vlerësuan dhe renditën projektet fituese.

Paneli zgjodhi nëntë projekte midis më shumë se 30 aplikime. Tre projekte të lidhura me turizmin, katër me problemet sociale, një për mjedisin dhe një tjetër për sportin. Shoqatat në Melegundo zhvilluan gjithashtu tre projekte.

gjithë informacioni përkatës dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar janë të disponueshme në: www.tapstart.it

 

2017: €400K 2016: €200K

Stracultour, një nga projektet e financuara nëpërmjet programit të investimit të vitit 2016, organizoi tre vizita edukuese për dy shkolla në Leçe në mars të vitit 2017. Shoqata ka prezantuar rreth 250 studentë dhe mësues me monumente vendore, përfshirë fshatin Acaya, me mure të fortifikuara dhe kështjellë; zonën arkeologjike të ‘Roca vecchia (e njohur si Roca e vjetër); dhe shpella Poesia (një shpellë  detare që përfaqëson një vend adhurimi për mesapianët, një fis antik vendor).TAP-i e miratoi projektin pasi bëri të mundur rritjen e ndërgjegjësimit për itinerare kulturore të panjohura për vendasit. Gjithashtu, nisma përmirësoi aftësitë dhe njohuritë e komunitetit vendor, veçanërisht të të rinjve.

Si pjesë e një projekti tjetër, në Melendunjo u organizuan tre tryeza pune me operatorë turistikë ndërkombëtarë. Aktiviteti synonte të shtonte numrin e turistëve që vijnë në rajon dhe të tërheqë vizitorë të huaj.

Nëpërmjet kësaj thirrjeje, TAP-i mbështet idetë më të mira që vijnë nga organizatat e krijuara në komunitetin vendas. Nëpërmjet përdorimit të qasjes nga poshtë-lart, TAP-i synon të kontribuojë në një mënyrë të prekshme në rritjen sociale dhe ekonomike të zonës.