Skip to main content

Kthehu pas

Reduktimi i mbetjeve detare – Libera il Mare

Nëpërmjet një larmie aktivitetesh shkencore, operacionale dhe ndërgjegjësuese, programi i TAP-it për mbetjet detare synon të reduktojë mbetjet detare në një shtrirje prej rreth 30 km të bregdetit Adriatik (bashkitë e Vernoles, Leçes dhe Melendunjos).Projekti është zhvilluar në bashkëpunim me CoNISMa (Konsorciumi Kombëtar Ndëruniversitar për Shkencat Detare) nëpërmjet Njësisë së Kërkimit në zonën e Leçes (pjesë e Universitetit të Salentos).Faza e studimit paraprak, të cilën TAP-i e mbështeti me një investim prej 50.000 Eurosh, u krye midis muajit shkurt dhe korrik 2017. Programi shumëvjeçar, me një investim të parashikuar që shkon në më shumë se 800.000 Euro, është në proces zhvillimi.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të reduktojë mbetjet detare, si edhe të zbusë kërcënimet ndaj ekosistemeve detare.

 

Peshkatarët vendas, sipërmarrësit e turizmit, pjesëtarët e komunitetit të Melendunjos dhe turistët që zgjedhin Melendunjon si destinacionin e tyre të pushimeve do të përfitojnë shumë nga programi për mbetjet detare.

Synimi i përgjithshëm është të:

  • Fitohen njohuri për karakteristikat e mbetjeve detare nëpërmjet kërkimit të synuar.
  • Rritet ndërgjegjësimi për mbetjet detare nëpërmjet fushatave të ndërgjegjësimit për menaxhimin mjedisor dhe angazhimit të grupeve të interesit.
  • Studiohet, dhe në një fazë të mëvonshme të largohen mbetjet detare nga plazhet, bregdeti shkëmbor dhe shtrati i detit.
  • Mbështetet menaxhimi afatgjatë i mbetjeve detare duke përgatitur udhëzime për autoritetet vendore dhe grupet përkatëse të interesit.

TAP-i dhe partneri i tij përfunduan fazën paraprake të programit gjatë gjysmës së parë të vitit 2017. Hapi i parë synonte të vlerësonte mbetjet detare të pranishme në zonën e projektit. Rezultatet e studimeve cilësore dhe sasiore siguruan një përllogaritje të sasisë së mbetjeve detare, dhe peshën e tyre të përafërt. Ky studim pilot shërben si pikënisje për planifikimin e programeve të përshtatshme të monitorimit të mbetjeve detare në vitet në vijim.

€800,000 investim

Faza paraprake përfshiu gjithashtu një fushatë ndërgjegjësimi në shkollat vendore. Gjatë klasave ndërvepruese, 320 fëmijë morën informacion për mjedisin detar dhe kërcënimet e shkaktuara nga ndotja detare. Gjithashtu, studentët mësuan për rëndësinë e parandalimit të ndotjes me mbetje detare. Në klasa u shpërndanë gjithashtu pajisje të veçanta dhe materiale informuese.