Skip to main content

Kthehu pas

Akademia e TAP: kurse falas për komunitetet vendase

Akademia TAP është një program i ndërtimit të kapaciteteve dhe tashmë është në edicionin e tij të tretë. Për përmirësimin e aftësive më të kërkuara në fushën e biznesit, TAP-i mbështet komunitetet në Leçe, nëpërmjet ofrimit të kurseve falas. Duke u regjistruar në Akademinë e TAP-it, rreth 50 pjesëmarrës zgjerojnë dijet në gjuhën angleze, në shkencat kompjuterike apo marketing në rrjetet sociale, që janë aftësi të kërkuara vazhdimisht në tregun  vendas të punës. Përveç kësaj, pjesëmarrësit mund të ndjekin kurset në menaxhimin e mikpritjes (HO.MA) ose të marrin trajnim për t'u bërë udhërrëfyes turistik, recepsionistë të hotelit ose zhvillues të web.

 

TAP mbështet zhvillimin ekonomik të territorit lokal duke ofruar kurse të specializuara të trajnimit. Kjo synon të rrisë gjasat e pjesëmarrësve për sigurimin e punësimit në rajonin e Pulias.


Në edicionin e tij të tretë, Akademia TAP ofron tre kurse të reja dhe një program master, falas dhe i adresohet njerëzve nga Provinca e Leçes. Ndërmarrjet lokale të mirënjohura dhe agjenci trajnimi kryejn mësimdhënien. TAP ofron:

  • Kurset e trajnimit për t'u bërë udhërrëfyes turistik, recepsionistë të hotelit ose zhvillues të web.

  • Masteri HO.MA. në Menaxhimin Ndërkombëtar të Mikpritjes. Në total, TAP ofron 35 bursa, të cilat mbulojnë tërësisht tarifat, akomodimin, ushqimin, si dhe kostot e udhetimit. Përveç kësaj, bursa mbulon shpenzimet e pjesëmarrësve për një stazh të mëvonshëm në sektorin e turizmit. Masteri përfshin 1,000 orë, që përfshin rreth 7 muaj trajnim, duke përfshirë mësime, udhëtime në vende të ndryshme në sektorin e turizmit, si dhe praktikë në Itali, Angli, Spanjë ose Portugali. Një pjesë e programit master do të zhvillohet në Londër, ku studentët do të kenë gjithashtu mundësinë të marrin mësime në gjuhën angleze.

Edicioni i dytë i Akademisë TAP u zhvillua midis Tetorit 2017 dhe Shkurt 2018. Ai përfshinte:

  • Kurset e TIK-ut/shkencave kompjuterike përmbajnë module bazë dhe të përparuara, si dhe përgatisin pjesëmarrësit për provimet e Certifikatës Evropiane për Shfrytëzimin e Kompjuterit (CEPK).
  • Kursi i marketingut në media sociale për të përmirësuar aftësitë e pjesëmarrësve, një element kyç për të ndihmuar bizneset vendore të ngrenë audiencën dhe bazën e konsumatorëve.

  • Kurset e gjuhës angleze ndahen në gjuhën angleze bazë, si dhe gjuhë angleze për sektorin e turizmit (niveli i ndërmjetëm).

Edicioni i parë i Akademisë së TAP u organizua nga Prilli deri në Tetor-Nëntor 2017.