Skip to main content

Kthehuni në listën e plotë të lajmeve

TAP Lidh Kontratën për Paketën e Tubave të Linjës në Seksionin Detar me Salzgitter Mannesmann International

15 prill 2016

 

Baar, Zvicër. Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë me Salzgitter Mannesmann International GmbH për furnizimin e rreth 110 km tuba linje me diametër prej 36 inç që do të përdoren në seksionin detar prej 105 km të projektit përmes Detit Adriatik, midis brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë së jugut. Përveç tubave të linjës me Saldim Nënujor Gjatësor me Hark Elektrik (SAËL), kontrata përfshin edhe furnizimin me fashaturat lidhëse, veshjen dhe anodat që do të përdoren në seksionin detar të projektit.

Kjo kontratë lidhet për më shumë se 71.000 tonë tuba linje të seksionit detar.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: “Kjo kontratë plotëson paketën e kontratave për të gjithë tubat e linjës të seksioneve tokësore dhe detare. Procesi i prodhimit të këtyre elementëve kyçë për projektin tashmë ka nisur, çka është në përputhje me afatet tona të projektit. Dëshiroj të përgëzoj Salzgitter Mannesmann International për ofertën e suksesshme dhe të falënderoj të gjitha kompanitë që morrin pjesë në këtë raund tenderimi.”

Salzgitter Mannesmann International GmbH është pjesë e Salzgitter AG Group, e themeluar në vitin 1859 dhe që renditet si një nga grupet kryesore evropiane të teknologjisë dhe çelikut. Shitjet e jashtme për vitin 2014 arritën në 9 miliard Euro dhe kompania ka një kapacitet çeliku të papërpunuar prej 9 milion tonë dhe një forcë punëtore prej më shumë se 25.000 vetash.

 

Në vitin 2015 TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave dytësore ndihmëseShqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët  (shtator 2015), fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësvesondave pastruese (tetor 2015), 270 km tuba linje dhe bërryla për pjesën tokësore (tetor 2015) dhe 495 km tuba linje për pjesën tokësore (nëntor 2015), si dhe ndërtimin e pjesës tokësoretubacionit dhe terminalin pritësgazsjellësitItali (dhjetor 2015).

Për më shumë informacion mbi procesin e prokurimit të TAP-it dhe kontratat që planifikon të lidhë, ju lutemi vizitoni: http://www.tap-ag.al/mundesite-e-projektit/per-kompanite  

 

FUND

 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fund-vitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020.

Struktura aksionare e TAP-it përbëhen nga BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Pyetjet për Median: media@tap-ag.com

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com | www.twitter.com/tap_pipeline