Skip to main content

Piketat e projektit TAP

janar 1, 2003

Kryhet studimi i pararealizueshmërisë për TAP.

janar 1, 2006

Studimi i realizueshmërisë ndërmarrë nga EGL

Studimi i realizueshmërisë ndërmarrë nga EGL e Zvicrës (tani pjesë e Axpo) konfirmon realizueshmërinë teknike, ekonomike dhe mjedisore të projektit.

mars 1, 2007

Përmbyllet studimi i zgjeruar inxhinierik bazë, duke përfshirë studimin e shtratit të detit dhe anketimet paraprake të vlerësimit të ndikimit

mars 13, 2007

TAP AG regjistrohet si kompani

janar 1, 2008

TAP nis fazën e Projektimit Inxhinierik të Detajuar Fillestar(FEED)

shkurt 1, 2012

TAP përzgjidhet nga Konsorciumi i Shah Deniz si rrugë me përparësi për në Itali

gusht, 2012

Arrihet Marrëveshja e Financimit dhe Mundësive me partnerët e Shah Deniz-it për të financuar një pjesë të TAP-it dhe për të patur mundësinë e marrjes së një pjese aksionare prej 50% në projekt.

nëntor, 2012

Aksionarët e TAP-it dhe partnerët e Shah Deniz-it, SOCAR, BP dhe Total

Aksionarët e TAP-it dhe partnerët e Shah Deniz-it, SOCAR, BP dhe Total arrijnë Marrëveshjen e Aksionarëve për përcaktimin e mënyrës së qeverisjes së Ndërmarrjes së Përbashkët TAP me anëtarët e Konsorciumit, nëse TAP do të përzgjidhej nga Shah Deniz-i në vitin 2013.

shkurt, 2013

Qeveritë e Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë nënshkruajnë marrëveshjen ndërqeveritare (IGA) për projektin TAP.

mars, 2013

TAP përfundon Projektimin Inxhinierik Fillestar(FEED)

prill, 2013

TAP merr lejen mjedisore në Shqipëri

prill, 2013

Qeveria Shqiptare ratifikon Marrëveshjen me Vendin Pritës me Projektin TAP

qershor 28, 2013

Konsorciumi Shah Deniz merr Vendimin Përfundimtar të Investimit për Fazën 2 të projektit

nëntor, 2013

Aksionarët e TAP-it ndërmarrin Vendimin për të Ndërtuar

dhjetor, 2013

Konsorciumi Shah Deniz përzgjedh TAP-in si rrugën e parapëlqyer për transportimin e gazit Kaspik për në Evropë.

dhjetor, 2013

Qeveria Greke ratifikon Marrëveshjen me Qeverinë Pritëse me TAP-in

prill, 2014

TAP ri-nis procesin e prokurimit pas rishqyrtimit të strategjisë dhe afateve

korrik, 2015

Nisin punimet e para ndërtimore për rrugët dhe urat dytësore në Shqipëri për të mundësuar transportin në sheshet e ardhshme të ndërtimit

Fillimi i 2016-ës

Janë shpallur kontratat e mëdha të prokurimeve

prill, 2016

Tubat e parë mbërrijnë në Shqipëri

Dërgesat e tubave të çelikut, pajisjeve dhe makinerive  fillojnë të mbërrijnë në portin e Durrësit.

maj, 2016

Tubat e parë mbërrijnë në Greqi

Dërgesat e para të gypave të çelikut dhe bendet për seksionin grek të TAP mbërrijnë në portet e Selanikut dhe Kavallës.

maj, 2016

Ceremonia e Nisjes së Ndërtimit të TAP, organizuar në Selanik, Greqi

shtator 30, 2016

TAP shënon fillimin e ndërtimit në Shqipëri

Ceremonia e inaugurimit pranë qytetit të Fierit u ndoq nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

nëntor 25, 2016

Kryeministri grek viziton kantierin e TAP në Aleksandropoli

Gjashtë muaj pas ceremonisë së inaugurimit të TAP, kryeministri grek Alexis Tsipras vizitoi punimet e projektit në Aleksandropoli.

dhjetor, 2016

TAP përfundon fazën e parë të rehabilitimit të rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri

përmirësuan përafërsisht 58 km rrugë hyrëse, u ndërtuan 2 ura të reja dhe u rinovuan 40 ura të tjera.

maj, 2017

TAP feston vitin e parë të ndërtimit

Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri (371 km nga 765 km). Gjithashtu, 22.6% e tubave të salduara janë futur tashmë në tokë dhe janë mbuluar.

qershor, 2017

TAP përfundon transportin detar të tubave në Shqipëri

Përafërsisht 13,000 tuba, brryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 ton janë dërguar në Durrës që nga prilli 2016.

tetor, 2017

Përfundojnë dërgesat e tubave në Shqipëri, Greqi dhe Itali

Dërgesa e fundit e tubave të çelikut për ndërtimin e TAP mbërriti në Selanik. Transporti i 55,000 tubave dhe brrylave TAP u përfundua në thuajse një vit e gjysmë.

shkurt, 2018

Përfundojnë 2/3 e Gazsjellësit Trans Adriatik

Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit.

Fundi 2018-ës

Konsorciumi Shah Deniz planifikon shitjet e para të gazit

Konsorciumi Shah Deniz planifikon shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi. Furnizimi i parë për Evropën nëpërmjet TAP-it vijon rreth një vit më vonë.

2019

Instalimet në det të hapur

Vendosja e tubave të çelikut në seksionin e TAP-it në det të hapur prej 105 km, përgjatë Detit Adriatik. Pika më e thellë e tubacionit nën nivelin e detit do të jetë 820 metra.

2020

Fillimi veprimtarisë së gazsjellësit